Skip to main content
U.S. flag

An official website of the United States government

Një vlerësim i shpërndarjes globale të ujit.

Detailed Description

Shpërndarja globale e ujit

Për një shpjegim të detajuar të asaj se ku ekziston uji në planetin Tokë, shikoni grafikun dhe të dhënat e paraqitura më poshtë. Deri tani, ju e dini që cikli i ujit përshkruan lëvizjen e ujit në planetin Tokë, kështu që duhet të kuptoni se grafiku dhe tabela më poshtë përfaqëson ujin në Tokë në një vend të caktuar dhe në një moment të caktuar kohor. Në qoftë se do i shikoni këto të dhëna pas një mijë apo një miljon vjetësh, pa dyshim që këto numra do të jenë të ndryshëm.

Vini re se si sasia totale e ujit në botë prej rreth 1,386 miljon kilometër kub (332.5 miljon milje kub), mbi 96% e tij është ujë i kripur. Nga sasia totale e ujit të ëmbël, mbi 68% gjëndet në formën e mbulesave të akujve ose shtresave të dëborës. Pjesa tjetër e ujit të ëmbël prej rreth 30% është në tokë burimet ujore sipërfaqësore, si lumenjtë dhe liqenet, përbëjnë vetëm 93,100 kilometër kub (22,300 milje kub), e cila është rreth 1/700-ta e 1% të ujit total. E megjithatë, lumenjtë dhe liqenet janë burimet ujore të cilat përdoren më shumë çdo ditë nga njerëzit.

Sources/Usage

Public Domain.