Cikli i Ujit - The Water Cycle for Schools, Albanian

Science Center Objects

Ti mund të mendosh se çdo pikë shiu që bie nga qielli, ose çdo gotë uji që pini, është e re fare, por në fakt ka qënë aty gjithmonë dhe është pjesë e ciklit të ujit. 

 

 

Drippy - Water Science School

Cili është cikli i ujit?

Cili është cikli i ujit? Unë lehtë mund t'i përgjigjem asaj - ajo është "unë" të gjithë! Cikli i ujit, i njohur edhe si cikli hidrologjik, përshkruan ekzistencën dhe lëvizjen e ujit në, mbi dhe mbi Tokë. Uji i Tokës është gjithmonë në lëvizje dhe gjithnjë ndryshon shtetet, nga lëngu në avull deri te akulli dhe mbrapa. Cikli i ujit ka ekzistuar për miliarda vjet dhe e gjithë jeta në Tokë varet nga ajo që vazhdon të funksionojë; Toka do të ishte një vend i thatë dhe i pajetë pa të.

Ku vijnë të gjitha ujërat e Tokës? Toka e lashtë ishte një glob i magmë të shkrirë, por të gjithë magma përmban ujë. Uji u lirua në atmosferë kur magma filloi të ftohet. Me kalimin e kohës, mjedisi u bë i ftohtë aq sa uji mund të qëndronte në sipërfaqe si lëng. Ka edhe teori se disa ujë mbërritën në Tokë nga asteroidet dhe kometat.

Cikli i Ujit për Fëmijë - The Water Cycle for Schools, Albanian

Cikli i Ujit për Fëmijë - The Water Cycle for Schools, Albanian

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë dhe Ushqimin (FAO) kanë krijuar një diagramë të ciklit të ujit për shkollat.

Credit: USGS, Public domain

Water drop - decorative

Cikli i ujit për të rriturit dhe studentët e avancuar. 

 

 

  • Nxehtësia e diellit siguron energji për funksionimin e ciklit të ujit.
  • Dielli bën që uji në oqeane të avullojë duke e kthyer atë në avuj uji.
  • Avujt e padukshme të ujit ngrihen në atmosferë, aty ku ajri është më i ftohtë. 
  • Avulli i ujit kondensohet në re.
  • Vullkanet prodhojnë avull, i cili formon retë.
  • Rrymat e ajrit lëvizin retë rreth gjithë planetit Tokë.
  • Uji bie nga retë, të cilat më pas bien në Tokë në formë precipitimi (shi dhe dëborë).
  • Në klima të ftohta, precipitimi ndodh në formë dëbore, akulli dhe shtresa dëbore. 
  • Dëbora mund të shkrijë, kthehet në rrëke ujore sipërfaqësore, e cila rrjedh në lumenj, oqeane dhe në tokë. 
  • Një pjesë e akullit avullon direkt në ajër, duke anashkaluar fazën e shkrirjes (lartësim / ngritje). 
  • Reshjet e shiut në tokë rrjedhin poshtë në tokë në formën e rrëkeve ujore sipqërfaqësore, duke siguruar ujë për furnizimin e liqeneve, lumenjve dhe oqeaneve.
  • Një pjesë e ujit të shiut zhytet nëntokë, si infiltrim, dhe në qoftë se shkon në thellësi, mbush ujërat nëntokësore. 
  • Uji nga liqenet dhe lumenjtë mund të depërtojë në tokë. 
  • Uji depërton në tokë për shkak të gravitetit dhe presionit. 
  • Uji nëntokësor i vendosur në afërsi të sipërfaqes së tokës meret nga bimët. 
  • Një pjesë e ujit nëntokësor depërton në lumenj dhe liqene dhe mund të dalë në sipërfaqe në formë burimesh ujore të ëmbla. 
  • Bimët marin ujë nëntokësor dhe e evapotranspirojnë ose transpirojnë atë nëpërmjet gjetheve. 
  • Një pjesë e ujit nëntokësor shkon në thellësi të tokës dhe qëndron aty për një periudhë të gjatë kohore.
  • Uji nëntokësor rrjedh në oqeane, duke garantuar vazhdimin e ciklit të ujit.

Albanian translation by Vjola Saliaga, Technical Secretariat of the National Water Council, Albania