Ju mund të mendoni se çdo pikë shiu që bie nga qielli, ose çdo gotë ujë që pini, është e freskët, por ka ekzistuar gjithmonë dhe është pjesë e vazhdueshme e Ciklit të Ujit!
Cili është cikli i ujit? Unë lehtë mund t'i përgjigjem asaj - ajo është "unë" të gjithë! Cikli i ujit, i njohur edhe si cikli hidrologjik, përshkruan ekzistencën dhe lëvizjen e ujit në, mbi dhe mbi Tokë. Uji i Tokës është gjithmonë në lëvizje dhe gjithnjë ndryshon shtetet, nga lëngu në avull deri te akulli dhe mbrapa. Cikli i ujit ka ekzistuar për miliarda vjet dhe e gjithë jeta në Tokë varet nga ajo që vazhdon të funksionojë; Toka do të ishte një vend i thatë dhe i pajetë pa të.
Ku vijnë të gjitha ujërat e Tokës? Toka e lashtë ishte një glob i magmë të shkrirë, por të gjithë magma përmban ujë. Uji u lirua në atmosferë kur magma filloi të ftohet. Me kalimin e kohës, mjedisi u bë i ftohtë aq sa uji mund të qëndronte në sipërfaqe si lëng. Ka edhe teori se disa ujë mbërritën në Tokë nga asteroidet dhe kometat.
Një përmbledhje e shkurtër e ciklit të ujit
Cikli i ujit nuk ka një pikë fillimi, dhe një vend i mirë nga mund të nisemi janë oqeanet. Dielli, i cili drejton ciklin e ujit, ngroh ujin në oqeane, i cili ngjitet në ajër në formën e avujve të ujit. Rrymat e ajrit që ngrihen i marin avujt e ujit në atmorferë, aty ku temperaturat më të ulëta bëjnë që avujt e ujit të kondensohen në re. Rrymat e ajrit i lëvizin retë përreth globit, dhe një pjesë e reve përplasen, rriten dhe bien nga qielli në formë precipitimi. Një pjesë e precipitimeve bie nga qielli në formë dëbore dhe mund të grumbullohet si mbulesë akulli dhe shtresë dëbore. Dëbora në vende më të ngrohta shpesh shkrin më ardhjen e pranverës, dhe uji i përftuar nga shkrirja rrjedh nëpër tokë në formën e rrëkeve.
Pjesa më e madhe e precipitimeve rikthehet në oqeane ose në tokë, ku, për shkak të gravitetit, rrjedhin mbi tokë në formën e rrëkeve ujore sipërfaqësore. Një pjesë e rrëkeve ujore sipërfaqësore derdhet në lumenj, me drejtimin e rrjedhës së ujërave të lumenjve duke lëvizur drejt oqeaneve. Rrëketë ujore sipërfaqësore dhe ujërat nëntokësore që ngjiten në sipërfaqe, akumulohen në formën e ujërave të ëmbla si liqene dhe lumenj. Megjithatë jo të gjitha rrëketë ujore derdhen në lumenj. Pjesa më e madhe zhytet nëntokë si infiltrim. Një pjesë e ujit të infiltruar qëndron afër sipërfaqes së tokës dhe mund të dalë sërish në trupa ujore sipërfaqësore (dhe oqeane) në formën e shkarkimeve të ujërave nëntokësore.
Një pjesë e ujërave nëntokësore gjen hapësira në sipërfaqe të tokës dhe del në formën e burimeve ujore të ëmbla. Ujërat e cekëta nëntokësore meren nga rrënjët e bimëve dhe nëpërmjet transpirimit nga gjethet kthehen në atmosferë. Një pjesë e ujit që infiltron në tokë shkon në thellësi dhe depozitohet në akuiferë (shkëmb i ngopur nënsipërfaqësor), i cili grumbullon sasi të mëdha ujërash të ëmbla për një periudhë të gjatë kohore. Megjithatë, me kalimin e kohës, ky ujë vazhdon të lëvizë, ku një pjesë e tij futet sërish në oqeane aty ku cikli i ujit "mbaron"… dhe "fillon".
Shpërndarja globale e ujit
Për një shpjegim të detajuar të asaj se ku ekziston uji në planetin Tokë, shikoni grafikun dhe të dhënat e paraqitura më poshtë. Deri tani, ju e dini që cikli i ujit përshkruan lëvizjen e ujit në planetin Tokë, kështu që duhet të kuptoni se grafiku dhe tabela më poshtë përfaqëson ujin në Tokë në një vend të caktuar dhe në një moment të caktuar kohor. Në qoftë se do i shikoni këto të dhëna pas një mijë apo një miljon vjetësh, pa dyshim që këto numra do të jenë të ndryshëm.
Vini re se si sasia totale e ujit në botë prej rreth 1,386 miljon kilometër kub (332.5 miljon milje kub), mbi 96% e tij është ujë i kripur. Nga sasia totale e ujit të ëmbël, mbi 68% gjëndet në formën e mbulesave të akujve ose shtresave të dëborës. Pjesa tjetër e ujit të ëmbël prej rreth 30% është në tokë burimet ujore sipërfaqësore, si lumenjtë dhe liqenet, përbëjnë vetëm 93,100 kilometër kub (22,300 milje kub), e cila është rreth 1/700-ta e 1% të ujit total. E megjithatë, lumenjtë dhe liqenet janë burimet ujore të cilat përdoren më shumë çdo ditë nga njerëzit.
Një vlerësim i shpërndarjes globale të ujit
Burim ujor | Volumi i ujit në kilometër kub (km3) | Volumi i ujit në milje kub (milje3) | Përqindje e ujit të ëmbël | Përqindje e ujit total |
---|---|---|---|---|
Oqeanet, detet dhe gjiret | 1,338,000,000 | 321,000,000 | -- | 96.5 |
Mbulesa akulli, shtresa dëbore dhe dëborë e | 24,064,000 | 5,773,000 | 68.7 | 1.74 |
Ujë nëntokësor | 23,400,000 | 5,614,000 | -- | 1.7 |
I ëmbël | 10,530,000 | 2,526,000 | 30.1 | 0.76 |
Kripë | 12,870,000 | 3,088,000 | -- | 0.94 |
Lagështira e tokës | 16,500 | 3,959 | 0.05 | 0.001 |
Mbulesa akulli, shtresa dëbore dhe dëborë e përhershme | 300,000 | 71,970 | 0.86 | 0.022 |
Liqene | 176,400 | 42,320 | -- | 0.013 |
I ëmbël | 91,000 | 21,830 | 0.26 | 0.007 |
Kripë | 85,400 | 20,490 | -- | 0.006 |
Atmosferë | 12,900 | 3,095 | 0.04 | 0.001 |
Ujë moçal | 11,470 | 2,752 | 0.03 | 0.0008 |
lumenj | 2,120 | 509 | 0.006 | 0.0002 |
Ujë biologjik | 1,120 | 269 | 0.003 | 0.0001 |
Totale | 1,386,000,000 | 332,500,000 | - | 100 |
Burimi: Gleick, P. H., 1996: Burimet Ujore. Enciklopedia e Klimës dhe Motit, nga S. H. Schneider, Universiteti Oxford Press, New York, vol. 2, pp.817-823
- Overview
Ju mund të mendoni se çdo pikë shiu që bie nga qielli, ose çdo gotë ujë që pini, është e freskët, por ka ekzistuar gjithmonë dhe është pjesë e vazhdueshme e Ciklit të Ujit!
Cili është cikli i ujit? Unë lehtë mund t'i përgjigjem asaj - ajo është "unë" të gjithë! Cikli i ujit, i njohur edhe si cikli hidrologjik, përshkruan ekzistencën dhe lëvizjen e ujit në, mbi dhe mbi Tokë. Uji i Tokës është gjithmonë në lëvizje dhe gjithnjë ndryshon shtetet, nga lëngu në avull deri te akulli dhe mbrapa. Cikli i ujit ka ekzistuar për miliarda vjet dhe e gjithë jeta në Tokë varet nga ajo që vazhdon të funksionojë; Toka do të ishte një vend i thatë dhe i pajetë pa të.
Ku vijnë të gjitha ujërat e Tokës? Toka e lashtë ishte një glob i magmë të shkrirë, por të gjithë magma përmban ujë. Uji u lirua në atmosferë kur magma filloi të ftohet. Me kalimin e kohës, mjedisi u bë i ftohtë aq sa uji mund të qëndronte në sipërfaqe si lëng. Ka edhe teori se disa ujë mbërritën në Tokë nga asteroidet dhe kometat.
Cikli i Ujit - The Water Cycle, Albanian. Përkthyer nga (translation by) Vjola Saliaga, Technical Secretariat of the National Water Council, Albania and Narin Panariti, Ministry of Environment, Albania. Një përmbledhje e shkurtër e ciklit të ujit
Cikli i ujit nuk ka një pikë fillimi, dhe një vend i mirë nga mund të nisemi janë oqeanet. Dielli, i cili drejton ciklin e ujit, ngroh ujin në oqeane, i cili ngjitet në ajër në formën e avujve të ujit. Rrymat e ajrit që ngrihen i marin avujt e ujit në atmorferë, aty ku temperaturat më të ulëta bëjnë që avujt e ujit të kondensohen në re. Rrymat e ajrit i lëvizin retë përreth globit, dhe një pjesë e reve përplasen, rriten dhe bien nga qielli në formë precipitimi. Një pjesë e precipitimeve bie nga qielli në formë dëbore dhe mund të grumbullohet si mbulesë akulli dhe shtresë dëbore. Dëbora në vende më të ngrohta shpesh shkrin më ardhjen e pranverës, dhe uji i përftuar nga shkrirja rrjedh nëpër tokë në formën e rrëkeve.
Pjesa më e madhe e precipitimeve rikthehet në oqeane ose në tokë, ku, për shkak të gravitetit, rrjedhin mbi tokë në formën e rrëkeve ujore sipërfaqësore. Një pjesë e rrëkeve ujore sipërfaqësore derdhet në lumenj, me drejtimin e rrjedhës së ujërave të lumenjve duke lëvizur drejt oqeaneve. Rrëketë ujore sipërfaqësore dhe ujërat nëntokësore që ngjiten në sipërfaqe, akumulohen në formën e ujërave të ëmbla si liqene dhe lumenj. Megjithatë jo të gjitha rrëketë ujore derdhen në lumenj. Pjesa më e madhe zhytet nëntokë si infiltrim. Një pjesë e ujit të infiltruar qëndron afër sipërfaqes së tokës dhe mund të dalë sërish në trupa ujore sipërfaqësore (dhe oqeane) në formën e shkarkimeve të ujërave nëntokësore.
Një pjesë e ujërave nëntokësore gjen hapësira në sipërfaqe të tokës dhe del në formën e burimeve ujore të ëmbla. Ujërat e cekëta nëntokësore meren nga rrënjët e bimëve dhe nëpërmjet transpirimit nga gjethet kthehen në atmosferë. Një pjesë e ujit që infiltron në tokë shkon në thellësi dhe depozitohet në akuiferë (shkëmb i ngopur nënsipërfaqësor), i cili grumbullon sasi të mëdha ujërash të ëmbla për një periudhë të gjatë kohore. Megjithatë, me kalimin e kohës, ky ujë vazhdon të lëvizë, ku një pjesë e tij futet sërish në oqeane aty ku cikli i ujit "mbaron"… dhe "fillon".
Shpërndarja globale e ujit
Për një shpjegim të detajuar të asaj se ku ekziston uji në planetin Tokë, shikoni grafikun dhe të dhënat e paraqitura më poshtë. Deri tani, ju e dini që cikli i ujit përshkruan lëvizjen e ujit në planetin Tokë, kështu që duhet të kuptoni se grafiku dhe tabela më poshtë përfaqëson ujin në Tokë në një vend të caktuar dhe në një moment të caktuar kohor. Në qoftë se do i shikoni këto të dhëna pas një mijë apo një miljon vjetësh, pa dyshim që këto numra do të jenë të ndryshëm.
Vini re se si sasia totale e ujit në botë prej rreth 1,386 miljon kilometër kub (332.5 miljon milje kub), mbi 96% e tij është ujë i kripur. Nga sasia totale e ujit të ëmbël, mbi 68% gjëndet në formën e mbulesave të akujve ose shtresave të dëborës. Pjesa tjetër e ujit të ëmbël prej rreth 30% është në tokë burimet ujore sipërfaqësore, si lumenjtë dhe liqenet, përbëjnë vetëm 93,100 kilometër kub (22,300 milje kub), e cila është rreth 1/700-ta e 1% të ujit total. E megjithatë, lumenjtë dhe liqenet janë burimet ujore të cilat përdoren më shumë çdo ditë nga njerëzit.
Shpërndarja globale e ujit Një vlerësim i shpërndarjes globale të ujit
Një vlerësim i shpërndarjes globale të ujit: Burim ujor Volumi i ujit në kilometër kub (km3) Volumi i ujit në milje kub (milje3) Përqindje e ujit të ëmbël Përqindje e ujit total Oqeanet, detet dhe gjiret 1,338,000,000 321,000,000 -- 96.5 Mbulesa akulli, shtresa dëbore dhe dëborë e 24,064,000 5,773,000 68.7 1.74 Ujë nëntokësor 23,400,000 5,614,000 -- 1.7 I ëmbël 10,530,000 2,526,000 30.1 0.76 Kripë 12,870,000 3,088,000 -- 0.94 Lagështira e tokës 16,500 3,959 0.05 0.001 Mbulesa akulli, shtresa dëbore dhe dëborë e përhershme 300,000 71,970 0.86 0.022 Liqene 176,400 42,320 -- 0.013 I ëmbël 91,000 21,830 0.26 0.007 Kripë 85,400 20,490 -- 0.006 Atmosferë 12,900 3,095 0.04 0.001 Ujë moçal 11,470 2,752 0.03 0.0008 lumenj 2,120 509 0.006 0.0002 Ujë biologjik 1,120 269 0.003 0.0001 Totale 1,386,000,000 332,500,000 - 100 Burimi: Gleick, P. H., 1996: Burimet Ujore. Enciklopedia e Klimës dhe Motit, nga S. H. Schneider, Universiteti Oxford Press, New York, vol. 2, pp.817-823
- Multimedia